Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lame:Kadastra e Vlorës institucioni më problematik,do dëgjoni sërish lajme

2020/06/19 at 5:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lame:Kadastra e Vlorës institucioni më problematik,do dëgjoni sërish lajme

Kadastra e Vlorës ka ndërruar që prej shtatorit 7 drejtues duke lënë të kuptohet se është bërë një institucion i pa menaxhueshëm për gjithë problematikat që ka me regjistrimin e pronave në bregdetin e jugut.


Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ndërsa foli për mediat nga Himara, deklaroi se Kadastra e Vlorës është institucioni më problematik në vend dhe se së shpejti do dëgjohen sërish lajme për të.

“Kadastra e Vlorës është institucioni më problematik në vend. Ne po heqim kusuret e 25 vjetëve tallje me njerëzit. Për këtë arsye procesi i regjistrimit në jug nuk po bëhet nga Kadastra e Vlorës, por nga ekipet tona të Tiranës. Sa i përket Kadastrës së Vlorës, së shpejti do të dëgjoni sërish lajme”, tha Lame.

Sa i përket procesit të regjistrimit të zonave kadastrale në bregdetin e jugut Lame kritikoi shtetin i cili për 30 vjet nuk e kishte mbyllur këtë proces dhe theksoi se ai nuk mund të realizohet pa u bërë të gjithë bashkë.

Lame deklaroi se qeveria aktuale e ka marrë seriozisht këtë proces por kërkoi nga ana tjetër edhe frymën e bashkëpunimit me qytetarët. Në fund të këtij procesi ai tha se do të kemi tre kategori. Ata që do të pajisen me certifikatë dhe nuk kanë konflikte për pronën, ata që kanë konflikte por që do të gjejnë një zgjidhje me njëri-tjetrin dhe ata që nuk kanë gjetur zgjidhje në konflikt dhe që duhet t’i drejtohen gjykatës.

“Ka 30 vjet që shteti shqiptar, ku më shumë e ku më pak, nuk ka qenë në gjendje të mbyllë problemin e pronave, kryesisht në jug. Janë gjithë zonat kadastrale të bregdetit të jugut ende të paregjistruara. Dy herë është nisur ky proces, të dyja herët ka dështuar. Njëherë u nis dhe u la në mes, herën tjetër u çua më tej, por u la sërish, edhe pse ishte me financime të huaja. Ju them me bindje se kjo do të jetë hera e tretë ku procesi i regjistrimit të pronave në jug do të përfundojë. Por, ky proces nuk mund të bëhet pa u bërë të gjithë bashkë. Po nuk u krijua fryma e bashkëpunimit dhe fryma që shteti, me gjithë problemet që mund të ketë, e ka marrë seriozisht këtë, nuk mund të shkojë përpara. Besoj që do të mbyllet në këto muaj që është lënë si proces.

Për rreth dy-tre muaj ne do të vazhdojmë me grupet në terren për të bërë mbledhjen e informacionit, pastaj do të përpunohet në zyrat tona dhe do të shfaqet për dy-tre muaj të tjerë pranë gjithë zyrave tona në bregdetin e jugut dhe do t’i lihet afat dy-tre muaj çdo qytetari të shohë si është pasqyruar prona e tij.
Do të kemi tre kategori, o qytetarë që kanë pronën e pastër dhe do të marrin çertifikatën e pronësisë, o qytetarë që kanë probleme me njëri-tjetrin dhe arrijnë ta gjejnë zgjidhjen me njëri-tjetrin dhe do të regjistrohen të dy palët dhe do të marrin çertifikatën, o qytetarë që kanë probleme me njëri-tjetrin dhe nuk e gjejnë zgjidhjen dhe do iu thuhet të shkojnë në gjykatë”, tha Lame. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
Kronikë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

4 Tetor, 2025 10:36 am
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

4 Tetor, 2025 10:08 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

4 Tetor, 2025 8:44 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

4 Tetor, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 tetor 2025

4 Tetor, 2025 8:25 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

3 Tetor, 2025 10:00 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Sport

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

3 Tetor, 2025 8:54 pm
Para
Dielli po zhduket dhe keni vetëm 10 muaj kohë për t’u përgatitur

Eklipsi do të bllokojë pjesën më të madhe të diellit këtë fundjavë

Arrestohet në Mal të Zi i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës

Arrestohet në Mal të Zi i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës

U tha se është me Covid,Robert Budina:Nesër lajme për vërtetësinë e testit

U tha se është me Covid,Robert Budina:Nesër lajme për vërtetësinë e testit
















TE FUNDIT

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
4 Tetor, 2025

Është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) efektivi i policisë që aksidentoi dje, 3 tetor, për vdekje një 71-vjeçare...

Lexo më shumë

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
4 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të hapet fizikisht edhe Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë. Kreu i...

Lexo më shumë

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
4 Tetor, 2025

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas përgjigjes së Hamasit ndaj planit të kreut të shtëpisë së Bardhë,  duke pranuar lirimin...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com